Frenki de Jong është shpallur njeriu i ndeshjes në fitoren 2-0 të Barcelonës në gjysmëfinale kundër Osasunës.
Holandezi ka qenë regjisori i lojës së katalanasve, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse. Ai ka folur pas takimit, duke iu përgjigjur dhe ngacmimeve të gazetarëve në lidhje me faktin që Barcelona kishte harruar të fitonte me më shumë se një gol diferencë.
“Është e vërtetë, ishte kthyer në një problem dhe temë diskutimi mes nesh. Kishte shumë kohë që nuk fitonim me më shumë se një gol. Në fund ia dolëm duke bërë dhe një ndeshje serioze. Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, por në pjesën e dytë kemi dominuar tërësisht”.
De Jongu ka komentuar dhe finalen e së dielës kundër Realit të Madridit.
“Edhe ne kemi shpenzuar energji, sepse Osasuna nuk ishte e lehtë. Por kemi dy ditë për të rikuperuar dhe më pas në fushë kundër Realit. Do të jetë vërtet bukur”, tha holandezi./ Panoramasport