U rikthye te goli pas 192 ditësh, mendohet rinovimi i yllit të Napolit

Khvicha Kvaratskhelia mbetet një nga më të mirët te Napoli. Dje ndaj Udineses, lojtari shënoi gol, në ndeshjen e Serie A. Tashmë ishte e qartë se ai duhej të gjente golin që i mungonte prej 192 ditësh, pikërisht që nga 19 marsi i kaluar.

Garcia i kishte thënë të qëndronte i qetë dhe se goli do të mbërrinte herët a vonë. Pasi largoi mendimet e këqija, dje ai ishte një lider në fushë, një forcë lëvizëse e vërtetë mes golave, asistimeve, penalltive të dhëna dhe manovrave mahnitëse.

Natyrisht, një nga çështjet që duhet diskutuar ka të bëjë edhe me rinovimin. Kvara fiton vetëm 1.3 milionë euro në sezon dhe kjo shifër nuk është aq e lartë sa duhet. Synimi për të ndryshuar gjërat dhe për të rregulluar pagën ekziston, De Laurentiis dëshiron ta shpërblejë lojtarin por nuk është ende koha, edhe sepse siguria e një kontrate deri në vitin 2027 nuk e detyron atë të ngutet.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit


U rikthye te goli pas 192 ditësh, mendohet rinovimi i yllit të Napolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook