“Budallallëku juaj”, “kope”, “dele”, “I vdekur mes të gjallësh”, të gjitha etiketimet e Ramës për opozitën në 30 minuta fjalim

Rama Edi

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat në Kuvend teksa po diskutohej një vendim për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Prej disa ditësh opozita flet për një aferë në këtë zonë turistike e cila po i mbahet sekret opinionit publik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti iu përgjigj akuzave të deputetes së PD-së Ina Zhupa, por kjo duket se nuk ishte e mjaftueshme dhe për këtë duhej edhe ndërhyrja e kryeministrit.

Kreu i Qeverisë mori dy herë fjalën nga foltorja e Kuvendit dhe për 30 minuta lëshoi një seri etiketimesh dhe fyerjesh për deputetët e opozitës.

Ai përdori të paktën në 10 raste fjalët “budallallëku juaj”, por iu drejtua deputetëve të opozitës me fjalët “kope” dhe “dele”, ndërkohë që nuk është më tashmë i ri etiketimi që i bën në disa seanca radhë Berishës si “I vdekuri mes të gjallëve”.

BalkanWeb sjell më poshtë disa fragmente të fjalës së kreut të Qeverisë kur mbron vendimin për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Pjesë nga fjala e Ramës

Nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, juve nuk duhet të hynit në Parlament më kurrë, pasi juve nuk thoni thjesht fjalë që mund të jenë fyese, por shani me fjalë që bëjnë akuza. Është opinion, por nëse dikush më thotë; kriminel, sigurisht që ka probleme. Kriminel, hajdut, ejt. Ka probleme. Ti provove të njëjtën gjë, si ai që je i ndarë sot. Ti the që kam çuar ikona në Gjermani, atë e ka thënë ai. Juve ndaj nuk ju voton njeri. Ndaj ai, i vdekur komplet, u çua dhe ju mori para jush, se ne fund të ditës njerëzit nuk shohin asgjë.  Ky është origjinali, dhe ju jeni kopje të zbehta të tij.

***

Kjo e kartelës tregon edhe njëherë se pse jeni e njëjta gjë, edhe kur jeni të ndarë. Ju flisni të njëjtat fjalë dhe njerëzit kur ndahen për shkak mospajtimesh politike kulturore estetike, nuk i dallon dot po qe se dallohen vetëm nga fytyra. Këtë e dëgjoj si shembullin e asaj që thash, që budallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse. Kjo është. Ky është fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se në cilën anë jeni.

***

Dua të merrem me thelbin, për shkak se vazhdon për fat të keq që fjala juaj, budallëku juaj të gjej jehonë nëpër tribuna të ndryshme që janë tribunat e atyre që kanë arsyet e tyre ta përdorin budallëkun tuaj me shpresën se do të nxjerrin diçka. Këtu nuk ka marrëveshje sekrete.

***

Nuk ka lidhje se nga vini, sa normal keni qenë, në momentin që jeni bërë pjesë e kësaj kopeje jeni afektuar nga budallallëku. Kjo do të thotë të jesh në një krizë, e zgjidhni vetë, nuk iu ndihmoj dot. E keni shtrembërim në ADN që për çdo gjë flisni mbrapsht. Nuk keni pse fyheni.

***

Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. Se nuk ka kuptim që trashëgohet brez pas brezi, e keni në AND. Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brezi dhe që ta trashëgoni. Ndaj jeni katandisur kështu dhe do katandiseni më keq. Ka një arsye që degradimi juaj, përsa kohë që se gjeni, ndahuni në sa pjesë të doni, pasi jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, por që është e njëjta gjë.

***

“O njerëz, ju keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe natyrore, keni dhënë leje mbi monumente kulture. Fatkeqësisht pret njeriu të vijë një gjeneratë tjetër e juaja, vjen gjeneratë tjetër, rritet sa i vjen goja e infektuar me virusin e “budallëkut”.

***

Ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Më falni por, jo vetëm unë, por ne e kemi më ndryshe nivelin e gjuhës. Nuk i thash asnjërit nga ju; ti je budalla. Po ti them, kjo është fyerje. Unë thash; ju keni budallallëkun, sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse u ndjetë për një moment dele, apo çfarëdolloj qenie tjetër, që futet në kope, ky është problemi juaj. Unë di që kur njerëzit bien në nivelin tuaj, futen në kope.

BalkanWeb

“Budallallëku juaj”, “kope”, “dele”, “I vdekur mes të gjallësh”, të gjitha etiketimet e Ramës për opozitën në 30 minuta fjalim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook