KQZ gjobit kryebashkiaken e Durrësit me 100 mijë lekë, masë dhe për drejtorin e një shkolle, ja arsyeja

Kqz

Pas kallëzimit të Qëndresës Qytetare për shkelje të Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi sot sanksionin administrativ me gjobë ndaj Emiriana SAKO, kandidate për kryetare bashkie në Durrës në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe Drejtorit të Shkollës “Armath” Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë.

Qëndresa Qytetare shpreh vlerësimin për vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duke kontribuar në zbatimin e kodit zgjedhor dhe vënien pra përgjegjësisë të çdo zyrtari apo përfaqësuesi të subjekteve politike që shkelin kodin zgjedhor duke deformuar garën dhe vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Sako dhe Doda shkelën kodin zgjedhor, neni 91 ‘Përdorimi i aseteve publike’ duke përdorur ambientet e shkollës për të organizuar takim elektoral.

KQZ gjobit kryebashkiaken e Durrësit me 100 mijë lekë, masë dhe për drejtorin e një shkolle, ja arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook