Mali i Zi me kryeministër shqiptar/ Rama uron Dritan Abazoviç: Të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve!

Po

Kryeministri Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviç për zgjedhjen e tij si kryeministër i vendit.

I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”- shkruan Rama. 

 

Kujtojme se në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazovic, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

Shumica e re parlamentare, e cila votoi për Qeverinë, më herët zgjodhi Danijela Gjurovicin për kryetare të Parlamentit, e cila zhbllokoi punën e legjislativit pas gati tre muajsh. Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Arena e Lajmit

Mali i Zi me kryeministër shqiptar/ Rama uron Dritan Abazoviç: Të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook