Mbi 1 orë në Kryeministri, përfundon takimi i Ramës me zyrtaren e lartë të DASH

Zyrtarja

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Ky i fundit e ka pritur zyrtaren e lartë të DASH në zyrën e tij, ndërsa zhvilluan një diskutim prej 1 orë e 20 minutash.

Në axhendën e zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit është përcaktuar se ajo do të takohet dhe me përfaqësues të opozitës.

BalkanWeb
mëson se fokusi i bashkëbisedimit me Ramën ka qenë politika e jashtme dhe integrimi në BE, kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimet politike në vend, si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Pas takimit me Ramën, zyrtarja e DASH do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e PD-së, Enklejed Alibeaj, Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin.

Arena e Lajmit

Mbi 1 orë në Kryeministri, përfundon takimi i Ramës me zyrtaren e lartë të DASH

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook