Fituesi i “American Idol” Laine Hardy është arrestuar nga Departamenti i Policisë së Universitetit Shtetëror të Luizianës.
NBC News raporton se Laine u akuzua se kishte përgjuar dhomën e konviktit të ish-të dashurës së tij. Ai u arrestua me “akuzën e përgjimit dhe zbulimit të komunikimit me telefon.”
Ish-e dashura zbuloi aparatin e përgjimit në dhomën e saj të konviktit më 7 prill dhe thirri policinë. “Viktima deklaroi se pasi kishte kërkuar në google pajisjen mësoi se ishte një regjistrues i aktivizuar i zërit VR-500”, thuhet në urdhër. “Viktima raportoi se ajo beson se personi që la të dhënat atje ishte ish i dashuri/i pandehuri i saj ( Laine Hardy .)”
21 vjeçari e zbuloi lajmin se ishte nën hetim përmes një postimi në Facebook , duke thënë se LSUPD lëshoi ”një urdhër për shkak të akuzave të bëra kundër tij”.
Këngëtari nuk specifikoi se për çfarë akuzohej, por vuri në dukje se ishte “plotësisht bashkëpunues” me policët.
“Unë e kuptoj që karriera ime më ka vënë në qendër të vëmendjes së publikut dhe e përqafoj me gjithë zemër pasi e gjithë bota ime i përket muzikës sime dhe fansave të mi,” shkroi Hardy, i cili fitoi sezonin 17 të “American Idol” në vitin 2019 dhe njihet për hitet e tij “Memorize You” dhe “Flame.”.
Postimi i tij vazhdoi: “Megjithatë, për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij pretendimi, me përulësi kërkoj privatësi në këtë moment. Unë kam respektin maksimal për ligjin dhe do të ndihmoj në hetimin e tyre sipas nevojës për të ecur përpara.”
Zëdhënësi i universitetit me bazë në Baton Rouge, Ernie Ballard tha për The Post se ata mund të “konfirmojnë se ka një hetim aktiv me Policinë e LSU” dhe ata “mund të jenë në gjendje të japin më shumë informacion më vonë sot”.
Avokati i tij C. Frank Holthaus konfirmoi se “z. Hardy mori një urdhër për arrestimin e tij [të enjten] dhe ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë plotësisht bashkëpunues me Departamentin e Policisë Baton Rouge për këtë çështje. Për shkak të natyrës publike të profesionit të zotit Hardy, ne kërkojmë privatësi në këtë moment.”