“Dashuri e përjetshme!”, Kristiano Ronaldo poston foton me vajzën e sapoardhur në jetë

Ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën e Kristiano Ronaldos pasi ai humbi djalin e porsalindur, por siç është shprehur edhe vetë ylli i futbollit është mirënjohës për ardhjen në jetë të vajzës.

Numri 7 i Mançester Junajtid ka publikuar në Instagram foton e parë vetëm me të bijën ku shfaqen në një moment shumë special. Ronaldo shihet pa bluzë teksa mban në krahë të voglën dhe e sheh me shumë dashuri. Krah fotos bardhezi ai shkroi: “Dashuri e përjetshme”.

Kjo foto e asit portugez vjen pak pasi ai poston një portret familjar ku shihej me Xheorxhinën dhe të gjithë fëmijët. Vlen të theksohet se çifti nuk e ka zbuluar ende se si e kanë quajtur të bijën.

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Arena e Lajmit

“Dashuri e përjetshme!”, Kristiano Ronaldo poston foton me vajzën e sapoardhur në jetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook