Ish-kampioni i njohur i tenisit, Boris Beker është dënuar me 2 vite e gjysmë burg për fshehjen e pasurisë prej 2,5 milionë paundëve.
54-vjeçari është shpallur fajtor për shkak të akuzave të një falimentimit të rremë, që e kishte njoftuar gjatë vitit 2017, për t’iu shmangur borxheve të shumta.
Virale në rrjet u bënë pamjet ku ish-kampioni i tenisit, Beker u përqafua nga e dashura e tij, Lilian de Karvajo Monteiro përpara se të dënohej me burg.
– Arena e Lajmit