Pronësia Intelektuale dhe Rinia: Inovacion për një të ardhme më të mirë

Rovena

Në vitin 2000, shtetet anëtare të WIPO-s caktuan 26 Prillin – ditën në të cilën Konventa e WIPO-së hyri në fuqi në vitin 1970 – si Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale  me synimin për të rritur kuptimin e përgjithshëm të IP-së.

Që atëherë, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale  ka ofruar çdo vit një mundësi unike për t’u bashkuar me të tjerët anembanë globit për të parë se si PI kontribuon në lulëzimin e muzikës dhe arteve dhe në drejtimin e inovacionit teknologjik që ndihmon në formësimin e botës sonë.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale 2022 (më 26 Prill) është një mundësi për të rinjtë që të zbulojnë se si të drejtat e pronësisë intelektuale (PI) mund të mbështesin qëllimet e tyre, të ndihmojnë në transformimin e ideve të tyre në realitet, të gjenerojnë të ardhura, të krijojnë vende pune dhe të kenë një ndikim pozitiv në botën rreth tyre. Me të drejtat e PI, të rinjtë kanë akses në disa nga mjetet kryesore që u nevojiten për të avancuar ambiciet e tyre.

Të rinjtë e sotëm janë një burim i jashtëzakonshëm dhe kryesisht i pashfrytëzuar zgjuarsie dhe kreativiteti.

Në të gjithë globin, të rinjtë po përballen me sfidat e inovacionit, duke përdorur energjinë dhe zgjuarsinë e tyre, kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre për tu drejtuar drejt një të ardhmeje më të mirë.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet te Pronësia Intelektuale dhe Rinia që inovojnë për një të ardhme më të mirë. Ne eksplorojmë se si këto mendje novatore, energjike dhe krijuese po nxisin ndryshime pozitive.

Kjo ditë zbulon se si shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) për të arritur qëllimet e tyre, për të gjeneruar të ardhura, për të krijuar vende pune, për të trajtuar sfidat lokale dhe globale dhe për të mbështetur zhvillimin e komunitetit dhe kombëtar.

Çdo 26 prill, Shqipëria feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale për të mësuar rreth rolit që luajnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) në inkurajimin e inovacionit dhe krijimtarisë. Dita Botërore e PI, 2022 feston potencialin e madh të të rinjve për të inovuar dhe nxitur ndryshime për një të ardhme më të mirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale bashkohet me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për të zhvilluar aktivitete të ndryshme me sistemin e arsimit para-universitar dhe institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për tu organizuar gjatë muajit Prill, konsideruar si muaji i pronësisë intelektuale DPPI ka organizuar aktivitete të larmishme me fokus të rinjtë, në formën e leksioneve të hapura dhe konkurseve si dhe workshop dedikuar tërësisht studentëve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Më datë 26 prill 2022 DPPI finalizoi këtë ditë me një Konferencë Kombëtare duke mbledhur së bashku të gjithë aktorët e fushës për të dhënë mesazhe të rëndësishme për ditën dhe kryesisht për të ndërgjegjësuar të rinjtë për krijimet e mendjes njerëzore dhe rëndësinë që ka mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.

Ka një vullnet të shprehur qartë të Qeverisë Shqiptare se respektimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Kjo fushë është prioritare për Qeverinë Shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkon BE, në mënyrë që të bëhemi vend anëtar  me të drejta të plota.

Ky është një detyrim politik që rrjedh nga Traktatet e Konventat Ndërkombëtare, i detyrueshëm për Qeverinë Shqiptare në detyrimet që rrjedhin nga MSA, në nenin 73 të saj, dhe i shprehur dhe me hartimin e një dokumenti strategjik që është Strategjia Kombëtare e Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Gëzuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale!

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

ROVENA BEQIRAJ

Pronësia Intelektuale dhe Rinia: Inovacion për një të ardhme më të mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook