Raporti në Parlament, shtohen parregullsitë në prokurimet publike të qeverisë, 566 ankesa për tenderat 112 milionë euro në 2021

45454

Gjatë vitit 2021 numri i ankesave për tenderat pranë Komisionit të Prokurimit Publik është rritur me 3.7%. Në raportin dorëzuar në kuvend Komisioni I prokurimit publik nënvizon numrin e tenderave të ankimuar që është 566, me vlerë 112 milionë euro.

Nga 5079 procedura të publikuara në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë vitit 2021, për 566 prej këtyre procedurave me vlerë prej 112 milionë euro janë paraqitur ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Rritja e numrit të ankesave pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kryesisht lidhet me dy faktorë: ndryshimi i ligjit për prokurimin publik, i cili hyri në fuqi më datë 31 Mars të vitit 2021, duke sjellë ndryshime thelbësore në aspektin material, si edhe ndryshimet ligjore në aspektin procedural të paraqitjes së ankesave.

Ankesat më të mëdha janë bërë për dokumentet e tenderit si dhe për procedurat vlerësuese në shpalljen e fituesit. Autoriteti kontraktor me numrin më të lartë të ankesave të dorëzuara për vitin që lamë pas është Agjencia e Blerjeve të përqëndruara me 77 ankesa.

Nga 768 ankesa të paraqitura në total, 298 prej tyre ose rreth 38.8 %, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 470 ankesa ose rreth 61.2 % e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave.

Gjatë vitit të kaluar për herë të parë janë paraqitur pranë komisionit 2 ankesa për procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, që ishin po për dokumentet e tenderit dhe për mënyrën e përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë të ftuar në procedurë nga autoriteti kontraktor. Gjithashtu, me ndryshimet ligjore operatorët ekonomikë legjitimohen për të paraqitur ankesë për herë të parë në dhjetë vitet e fundit pranë Komisionit të Prokurimit Publik edhe për procedurat e prokurimit me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Raporti në Parlament, shtohen parregullsitë në prokurimet publike të qeverisë, 566 ankesa për tenderat 112 milionë euro në 2021

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook