Ditë e paharruar për mesfushorin shqiptar, Regi Lushkja, i cili është shpallur zyrtarisht kampion me Sherifin e Tiraspolit në kampionatin moldav.
Ky ishte titulli i 20-të në historinë e klubit nga Tiraspoli, ku falë fitores së djeshme me rezultatin 0-3 ndaj Dinamo-Auto mundën të ruanin sërish “petkun” e kampionit.
Ditë e lumtur kjo edhe për Lushkjen, i cili u transferua në merkaton e janarit nga Laçi në kampionatin moldav ku aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Sherifit është aktivizuar në 6 ndeshje nga ku ka shënuar dhe 1 gol.
– Arena e Lajmit