Edhe drita më e vogël gjatë gjumit, mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Fjetja me një dritë të zbehtë, siç është një televizor me zërin e fikur, rrit sheqerin në gjak dhe rrahjet e zemrës, zbuloi një studim i ri. Drita e zbehtë hynë në qepallat dhe prish gjumin, pavarësisht faktit se ju flini me sy mbyllur, tha autori i studimit Dr. Phyllis Zee.

Duke fjetur me sy mbyllur

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar një lidhje midis dritës artificiale gjatë natës dhe shtimit të peshës dhe obezitetit, ndërprerjeve në funksionin metabolik, sekretimit të insulinës dhe zhvillimit të diabetit dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular. “Pse gjumi me dritat ndezur do të ndikojë në metabolizmin tuaj? Zee dhe ekipi i saj morën 20 njerëz të shëndetshëm në të 20-at dhe i detyruan të kalonin dy netë në një laborator gjumi. U vu re se rrahjet e zemrës ishin më të larta, rezistenca ndaj insulinës u rrit dhe sistemet nervore simpatike e parasimpatike ishin të çekuilibruar, gjë që është lidhur me presionin e lartë të gjakut tek njerëzit e shëndetshëm.

Çfarë duhet bërë?

Mbyllni perdet tuaja, fikni të gjitha dritat dhe mendoni të përdorni një maskë gjumi. “Unë mendoj se forca e provave është se ju duhet t’i kushtoni vëmendje dritës në dhomën tuaj të gjumit,” tha Zee. “Sigurohuni që të filloni të errësoni dhomën, të paktën një ose dy orë para se të shkoni në shtrat për të përgatitur mjedisin tuaj për gjumë.” Kontrolloni dhomën tuaj të gjumit për burime drite që nuk janë të nevojshme, shtoi ajo. Nëse nevojitet një dritë nate, mbajeni të zbehtë dhe në nivelin e dyshemesë, “në mënyrë që të reflektohet më shumë se sa pranë syrit ose nivelit të shtratit”, sugjeroi ajo. Gjithashtu kini parasysh llojin e dritës që keni në dhomën tuaj të gjumit, dhe ndaloni çdo dritë në spektrin blu, si ato të emetuara nga pajisjet elektronike si televizorët, telefonat inteligjentë, tabletët dhe laptopët. /Psikologjia

Arena e Lajmit

Edhe drita më e vogël gjatë gjumit, mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook