Ish-ministra dhe deputetë të përjashtuar nga ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së.
Në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Kombëtar rreth 1800 delegatë do të zgjedhin mes 420 kandidatësh për 150 vende në Këshillin e ri Kombëtar.
Në listën e publikuar sot nga Komisioni i Rithemelimit bie në sy fakti që kandidatë janë ish ministrat Arben Imami, Ardian Turku, Florion Mima dhe Myqerem Tafaj.
Në të njëjtën kohë pjesë e listës janë edhe ish deputetët Adriana Gjonaj, Albina Deda, Aleksandër Biberaj si dhe përfaqësues nga minoriteti grek, Spiro Ksera e Kosta Barka.
Lista e të rikthyerve
Adriana Gjonaj
Albina Deda
Aleksandër Biberaj
Apollon Bace
Arben Imami
Ardian Turku
Asllan Dogjani
Besnik Aliaj
Dashamir Tahiri
Florion Mima
Myqerem Tafaj
Rajmonda Bulku
Dashamir Tahiri
Kosta Barka
Spiro Ksera