350 milionë njerëz banojnë tashmë në metavers, 43 botë dixhitale që ekzistojnë aktualisht. Lojërat Fortnite dhe Roblox janë ato që preferohen nga përdoruesit.
Pak muaj pas lançimit të konceptit të vetëm metaverse nga Meta, kompania mëmë e Facebook, e cila u pasua me njoftime të ngjashme nga gjigantë të tjerë teknologjikë, kjo është harta botërore e dimensionit të ri virtual, me të cilin do të përballemi në botë, punë dhe argëtim, gjatë pesë viteve të ardhshme.
Eshte kjo ajo që zbulon eksperti italian i teknologjisë Vincenzo Cosenza, i cili i kthehet shifrave dhe analizon situatën aktuale mbi metaverset. “Ne jemi ende në një fazë fillestare të zhvillimit të këtyre botëve, por kompanitë më inovative tashmë po eksperimentojnë se si të lidhen me konsumatorët në këto vende,” shpjegon Cosenza për ANSA.
Harta merr në konsideratë universet dixhitale të dedikuara për botën e konsumatorit, duke ndarë botët virtuale bazuar në teknologjinë e aksesit (shfletuesi/aplikacioni dhe pajisjet e realitetit virtual) me teknologjinë e ekonomisë së brendshme të metaverses (blockchain ose jo).
Për momentin, grupi më i madh është ai në të cilin botët virtuale janë më të lehta për t’u aksesuar, përmes një shfletuesi ose duke shkarkuar një aplikacion për desktop ose pajisje celulare.
Ai përfshin një shumëllojshmëri të madhe zgjidhjesh, madje edhe ato të shumë viteve më parë, si Active Worlds dhe Second Life. Brenda ka edhe aplikacione të dizajnuara për të vegjlit si Gaia Online, Woozworld, Avakin Life, Roblox, Minecraft. Përveç kësaj, ka edhe lojëra që kanë një komponent social si Fortnite. Mjediset më të përdorura janë Roblox (i cili vlerësohet të ketë 210 milionë përdorues në muaj), Fortnite (270 milionë) dhe Minecraft (170 milionë).