Zbardhet dëshmia e efektivit të Policisë, Lisjan Myrtaj, i cili qëlloi dje me armë djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”.
Myrtaj, i cili është dorëzuar vet përpara kolegëve të tij ka dhënë një version tjetër nga çfarë është folur deri tani. Ai është shprehur se ka pasur më parë një debat më parë me Juxhin Todi (Aliaj). Efektivi i Policisë është shprehur se është ndjekur me makinë nga Juxhini dhe sapo ka ndalur pranë banesës së tij (të efektivit), i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.
Sipas tij, kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës edhe ai vet. Më pas efektivi i Delta-s ka telefonuar sallën operative duke pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja. Ai i ka deklaruar kolegëve se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se është ndjekur deri jashtë derës së shtëpisë së tij.
Aliaj i cili ishte në fuoristradën “ML” është arratisur menjëherë dhe nuk është kapur ende nga ana e policisë ndërsa sipas efektivit të Deltës, kur i ka shkuar Juxhini te shtëpia, ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë ndërkohë që efektivi i policisë e ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë.
Arena e Lajmit