Së fundmi janë shfaqur disa emra të mundshëm për zëvendësuesit e Robert Levandovskit. E ardhmja e sulmuesit polak është ende e pasigurt dhe ka zëra të vazhdueshëm për një largim të mundshëm në verë.
Ndërkohë, Bajerni po punon për të gjetur një tjetër bomber për të mos lënë bosh atë pozicion. Levandovski do të ishte i gatshëm të merrte një ulje page në Barcelonë vetëm për të ikur nga Mynihu.
Gjetja e një zëvendësuesi të tij nuk do të jetë një detyrë e lehtë. “Bild” raportoi së fundmi se sulmuesi i Ajaksit, Sebastien Haler, ishte “favoriti kryesor” si pasardhësi i polakut në verë.
Siç duket, bavarezët kanë kontaktuar tashmë me agjentin e tij. Por vetëm kohët e fundit, “Abendzeitung München” tregon për Luka Joviçi si opsion.
24-vjeçari serb është diskutuar në Mynih si pasardhës i mundshëm i Levandovskit.
Fatkeqësisht, ai nuk ishte në gjendje të tregonte veten te Reali i Madridit dhe mund të largohet nga klubi në verë.
Sipas informacioneve të “Sky Germany”, ish-sulmuesi i Frankfurt tenton një rikthim në Bundesligë. Joviç tashmë është në shitje për 20 milionë euro.
Edhe pse serbi ka shënuar vetëm 4 gola në 49 ndeshje për Realin, çmimi relativisht e ulët e bën sulmuesin mjaft interesant për Bajernin.
Thashethemet thonë se çmimi i kërkuar i “Los Blancos” është 20 milionë euro.
Kjo do ta bënte sulmuesin dukshëm më të lirë se kandidatët si Haler që kushton 40-50 milionë euro ose Darvin Nunjez dhe Romelu Lukaku që vlerësohen me nga 80 milion euro.
Por është gjithashtu e qartë: Joviç do të ishte një bast jo i lehtë për Bajernin, pasi ai nuk po luan fare në Madrid.
Por avantazhi është fakti se ai tashmë e njeh Bundesligën nga koha e tij në Frankfurt duke dëshmuar atje se mund të shënojë rregullisht. Deri më tani nuk ka pasur asnjë bisedë apo kontakt mes Bajernit dhe lojtarit.
Arena e Lajmit