Netflix ka njoftuar se do të risjellë sërish dramën e suksesshme të krimit spanjoll “Money Heist ” gjatë sezonit të verës por kësaj here në versionin korean.
Gjigandi i transmetimit ndau një trailer 43 sekondash për “Money Heist: Korea — Joint Economic Area” të premten, i cili zbuloi se seriali i ri do të shfaqet premierë më 24 qershor.
“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh. Ai ndoqi një organizator kriminal misterioz të quajtur ‘ El Profesor’ dhe grupi i i tij i hajdutëve, ndërsa ata përpiqeshin të grabisnin bankën Spanjës.
Shfaqja mahniti audiencën në të gjithë globin. Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.
Traileri për ribërjen prej 12 episodesh u jep shikuesve një paraqitje të shkurtër të kastit, i cili përfshin yje si aktori i “Squid Game” Park Hae-soo, aktorja e “Lost” Yunjin Kim dhe Jeon Jong-seo (“Burning”), të maskuar dhe me kostumet e kuqe.
Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, shfaqja e re përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.