Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pikat mbi I” në News24 ku ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në SHBA.
Gjekmarkaj u shpreh se gjatë vizitës u prit nga drejtori i DASH i cili konfirmoi qëndrimet për të parë nga e ardhmja për situatën në PD, me një opozitë mike me SHBA.
I pyetur për një qëndrim ndaj ish-kryeministri Berisha, Gjekmarkaj theksoi edhe njëherë se DASH iu rri në mënyrë rigoroze deklaratave publike të bëra nga 9 shtatori.
Nuk kam shprehur pendesë për aktet e mia, dorëheqjen time dhe kam kërkuar edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Vjen një moment ku duhet të përballesh me realitetin pavarësisht kurtheve, duhet të triumfosh ose të mundesh prej tyre dhe kur mundesh duhet të përballesh me to. Unë kam mbajtur qëndrimet e mia. Është një moment kënaqësie që ti pritesh në DASH dhe nuk e fsheh aspak që jam ndjerë i respektuar. U prita nga drejtori i DASH.
Pata rast ta falënderoj në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. U konfirmua edhe njëherë qëndrimi i SHBA për qëndrimet brenda PD për të parë nga e ardhmja për një opozitë mike me SHBA.
Incidenti në aeroport me Evi Kokalarin
U habita. S’ia kam idenë. Nuk di të kem shkëmbyer asgjë me të, as në Frankfurt, as në SHBA. Jam përfshirë në një debat inekzistent. Po kthehesha nga Neës York dhe po lexoja një lajm ku më quante rrugaç.
Zheji: S’mund ta ketë krijuar nga hiçi këtë ajo
Kam dëshmitarë me vete. Mund të më ketë ngatërruar mua si i p0anjohur që jam për të dhe ahjo për mua. Njerëz të thinjur ka plot, njerëzit ngjajnë.
Cili ishte qëndrimi i DASH për situatën në PD?
Qëndrimi është ai që rri mbi parimet. Ambasadorja e SHBA këtu është përfaqësuese e DASH dhe asnjëherë nuk flet në mënyrë personale. DASH iu rri në mënyrë rigoroze deklaratave publike të bëra nga 9 shtatori. Ata theksuan se shohin nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara
Arena e Lajmit