Çmenduria në 3 ndeshje/ Lufta për kreun në Grupin A të Kategorisë së Dytë është një çështje… golash

E nisi Luzi 2008 më 16 prill, më pas e vazhdoi Veleçiku dhe Oriku më 23 prill. Të tria ekipet janë pjesë e Grupit A të Kategorisë së Dytë, teksa janë rivale për t’u ngjitur direkt në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

Vetëm vendi i parë e fiton këtë të drejtë, ndërsa gara është shumë e fortë, edhe për faktin se në ndeshjet direkte mes tyre, skuadrat kanë një barazi absolute. Kësisoj, në punë futet golavarazhi i përgjithshëm dhe në dy javët e fundit kanë ndodhur gjëra të pabesueshme, duke e kthyer këtë garë në qesharake me “shqyerje” portash. Internacional-Luzi përfundoi 1-15 për llogari të javës së 20-të, ndërsa në javën pasardhëse Bulqiza-Veleçiku 0-15 dhe Oriku-Gramshi 8-0.

Gara mori një goditje të rëndë sa i përket besueshmërisë. Luzi kryeson (52 pikë), ndërsa Veleçiku dhe Oriku janë me pikë të barabarta (50 pikë). Përpara këtyre ndeshjeve, Oriku e kishte golavarazhin më të mirë dhe qëndronte në vendin e dytë, mirëpo nuk e kishte llogaritur faktin se Bulqiza do të mendonte për Veleçikun. Skuadra koplikase shënoi 15 gola, aq sa i duheshin për të parakaluar me golavarazh të përgjithshëm Orikun rival.

 

Arena e Lajmit

Çmenduria në 3 ndeshje/ Lufta për kreun në Grupin A të Kategorisë së Dytë është një çështje… golash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook