Fotot nga paparazzi/ Monika Kryemadhi ‘ul armët’ për Dibrën

E enjtja e Parlamentit bën bashkë deputetët të të gjithë krahëve si një mundësi më shumë për të folur rreth punës, por jo vetëm. Kështu ka ndodhur edhe këtë javë.

Kjo foto sjell së bashku dy dibranë të Partisë Socialiste. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kaluar disa momente me deputetin e Partisë Socialiste në këtë qark, Lavdrim Krrashi. Por nuk ka kaluar shumë dhe në bisedë është bashkuar një tjetër dibrane.

Vetëm se këtë herë, e ftuara ishte nga kampi kundërshtar. Flasim për Monika Kryemadhin, që është bashkuar me patriotët e saj, dhe biseda, me aq sa duket, ka qenë tejet miqësore. Të tre kanë biseduar disa minuta dhe me gjasa objekt i bisedës ka qenë edhe qarku i tyre

Fotot nga paparazzi/ Monika Kryemadhi ‘ul armët’ për Dibrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook