Goditën efektivin e policisë, pranga për 2 vëllezërit në Korçë (EMRAT)

Policia Makina

Janë vendosur në pranga 2 vëllezër në Korçë. Mësohet se 2 vëllezërit, Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, kanë goditur një efektiv policie.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete tip “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa targa dhe pa dokumentacion, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse. Dy vëllezërit gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Xh. J., 41 vjeç dhe R. J., 52 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 25 vjeç, të tre banues në fshatin Voskop, Korçë

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete tip “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa targa dhe pa dokumentacion, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse. Dy shtetasit e arrestuar Xh. J. dhe R. J., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

Arena e Lajmit

Goditën efektivin e policisë, pranga për 2 vëllezërit në Korçë (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook