“Këto janë punë për ish-kryetarin”, Rama në kantierin e Rilindjes së lagjes Kume/ Qytetarja: Kemi probleme! Kryeministri: Fëmijët si i ke bërë ti, menjëherë apo avash-avash

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë është ndalur në kantierin e Rilindjes së lagjes Kume, ku edhe ka ndjekur nga afër punimet.

“Ka dalë kryevepër sepse ishte një çmenduri”, u shpreh Rama, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat drejtuar inspektorëve, si edhe kreut të Bashkisë Dritan Leli, ndërsa iu drejtua ish-kryetari i Bashkisë.

“Kjo është punë e ish-kryetarit të bashkisë, këto nuk duhet të ishin bërë. Shikoje, ajo duhet të ishte drejtë. Po kjo tjera, është jashtë normave të sigurisë.”, tha Rama,.

Ndërsa një qytetarë ndaloi për të shprehur pakënaqësitë e saj, kryeministri Rama iu drejtua:

Rama: Sa fëmijë ke ti?

Qytetarja: Dy.

Rama: I ke bërë menjëherë apo avash –avash…

Qytetarja: Avash avash i kam bërë.

Rama: Tani është fëmija tjetër direkt.

Arena e Lajmit

“Këto janë punë për ish-kryetarin”, Rama në kantierin e Rilindjes së lagjes Kume/ Qytetarja: Kemi probleme! Kryeministri: Fëmijët si i ke bërë ti, menjëherë apo avash-avash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook