Nevil Dede kërkon kujdes ndaj Vorës, “i djeg” barazimi i fazës së parë: Pavarësisht se kanë rënë nga kategoria…

Ndeshjen e parafundit të kampionatit Erzeni do ta zhvillojë me Vorën në Pezë-Helmës. Futbollistët janë parë mjaft të mobilizuar në procesin stërvitor dhe kanë vlerësuar kundërshtarin, me të cilin në fazën e parë morën një barazim befasues. Erzeni është një pretendent serioz për ngjitjen në Superiore dhe me një fitore me Vorën, matematikisht shijakasit do të bëheshin pjesë e elitës. I pyetur për këtë takim me Vorën, për “Panorama Sport” trajneri i Erzenit, Nevil Dede, u shpreh:

NEVIL DEDE

“Është ndeshja e fundit e kampionatit dhe për këtë qëllim kërkojmë një lojë sa më cilësore dhe me rezultat sa më të mirë.

Pavarësisht se skuadra e Vorës ka rënë nga kategoria, unë mendoj se kundërshtari meriton respekt për disa ndeshje mjaft të mira që ka zhvilluar gjatë kampionatit, sikurse dhe fazën e parë ndaj nesh, kur u ndamë me një barazim të merituar, apo një javë më parë në Lushnjë, kur ia doli të merrte një barazim.

Për këtë qëllim, si unë edhe futbollistët jemi të ndërgjegjshëm se na pret një ndeshje e vështirë, ku na duhet të jemi sa më të përgatitur për të finalizuar objektivin duke bërë më të mirën e mundshme.

Një fitore e mundshme në këtë takim do të na siguronte biletën një javë më parë për në Superiore. Unë mendoj se kjo është një dëshirë që mund të arrihet në javën e fundit për të festuar pranë sportdashësve tanë të zjarrtë”.

Ndaj Vorës trajneri Dede nuk ka të gatshëm mbrojtësin Osmanllari, i pezulluar për arsye kartonësh.

– Arena e Lajmit


Nevil Dede kërkon kujdes ndaj Vorës, “i djeg” barazimi i fazës së parë: Pavarësisht se kanë rënë nga kategoria…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook