Vjen momenti për të zgjedhur për Ousman Dembele. Futbollisti francez i Barcelonës, duket se është kthyer në formën e tij më të mirë në momentin e duhur, pasi së shpejti mbyll kontratën me katalanasit dhe mund të vendosë vetë për të ardhmen.
Ai nuk i ka mbyllur dyert qëndrimit të tij te Barcelona, por një ofertë shumë tunduese nga PSG mund ta bëjë të ndryshojë plotësisht kurs dhe të udhëtojë drejt Francës për të vazhduar karrierën përkrah Mesit në sezonin e ardhshëm.
Mediat spanjolle bëjnë të ditura se PSG i ka ofruar në ditët e fundit një kontratë me një rrogë prej 17 milionë eurosh neto, të cilave i shtohen bonuse shumë të ndjeshme në momentin e firmës. Një ofertë konkrete që lojtari e ka marrë më shkrim e mjafton të hedhë një firmë për ta bërë realitet. Megjithatë, ai nuk ka kthyer përgjigje e kështu ka detyruar PSG-në që t’i vendosë “ultimatum”. Futbollisti ka 20 ditë në dispozicion për ta pranuar. Përndryshe kjo ofertë bëhet e pavlefshme dhe PSG do të hidhet në kërkim të lojtarëve të tjerë.
Arena e Lajmit