Operacioni antidrogë në Korçë me dhjetëra të arrestuar, ndalohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Policia

Ka shkruar në 25 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, finalizuar para 10 ditësh në Korçë. Ditën e sotme policia ka bërë me dije se është bërë ndalimi i Romeo Belul, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Vijon operacioni “Knock down”, finalizuar para 10 ditësh.Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni antidrogë në Korçë me dhjetëra të arrestuar, ndalohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook