Pas humbjes së djalit të porsalindur, Xheorxhina Rodriguez reagon për herë të parë

Xheorxhina Rodriguez ka treguar së fundmi mbështetjen e saj për Kristiano Ronaldon me një postim të ëmbël në rrjetet sociale.

 

Çifti mbeti zemërthyer pasi humbën tragjikisht djalin e tyre të vogël në fillim të këtij muaji. Ronaldo mungoi në ndeshjen për Mançester Junajtid përpara se të bashkohej me skuadrën në fundjavë për udhëtimin te Arsenali. 37-vjeçari shënoi siç duhet në kthimin në lojë dhe ia kushtoi golin emocionalisht djalit të tij.

Rodriguez postoi në Instagram një foto të momentit kur futbollisti shënoi golin dhe duke parë nga qielli dhe duke drejtuar gishtin lart, teksa në mbishkrimin e fotos ajo vendosi një zemër të bardhë.

Motra e Ronaldos, Katia Aveiro ka treguar mbështetjen e saj duke lënë një emoji me zemër të kuqe poshtë postimit.

Rodriguez u kthye në shtëpi nga spitali me vajzën e porsalindur javën e kaluar. Ronaldo menjëherë ndau një foto me partneren e tij dhe pesë fëmijët dhe shkroi: “Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vogëlushja jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira.

Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë.

Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.”

Pas humbjes së djalit të porsalindur, Xheorxhina Rodriguez reagon për herë të parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook