Puja karikon Egnatian: Pa presion, ia dalim në Kamzë

Përballja e fundjavës mes Kastriotit dhe Egnatias shihet si një minifinale e parakohshme që do të ndikojë fuqishëm në renditjen përfundimtare për vendin e tetë. Krutanët vijnë pas plot 6 fitoreve radhazi duke treguar një formë të shkëlqyer, por edhe Egnatia gjithashtu po kalon një formë mjaft të mirë.

puja

SI ISH-LOJTAR- Bruno Puja që mbron portën e Egnatias i njeh mirë krutanët pasi ka qenë pjesë e tyre më parë: “Kastrioti është mësuar të fitojë këto javët e fundit dhe me siguri ka menduar të njëjtën gjë edhe ndaj Egnatias. Thënë thjesht ata do të hyjnë në lojë me dëshirën dhe besimin për të na mundur.

Në anën tjetër ne nuk e kemi këtë presion psikologjik të fitores. Metodologjia se si trajneri ynë Ramadani punon me ne ndryshon nga trajnerët e tjerë, pasi ai në çdo seancë na përsërit se çdo rezultat duhet të vijë logjikshëm nga loja dhe veprimet e sakta pa pasur një ndikim psikologjik ‘o fitojmë o s’ka’.

PUJA

Ne jemi mundur në Rrogozhinë disa herë dhe nuk i kemi merituar të gjitha, por në analiza askush s’na ka bërtitur, kërcënuar apo ngritur tonet. Thjesht kemi analizuar ku gabuam, përse gabuam dhe si duhen korrigjuar. Në këtë sens them se Kastrioti do të ketë presionin ‘o fitore o s’ka’, ndërsa ne me strategjinë e të luajturit qetë”.

PËRGATITJET- Për të gjitha këto Bruno Puja ndihet optimist për këtë përballje: “Gjykoj se do të jetë një sfidë ku do të dominojnë dyluftimet. Besoj se fatin e këtij takimi do ta vendosin episodet dhe jo loja në tërësi. Objektivi ynë mbetet fitorja si në çdo takim tjetër, pastaj se çfarë rezervon fusha dhe fati mbetet për t’u parë”, përfundoi portieri.

– Arena e Lajmit

Puja karikon Egnatian: Pa presion, ia dalim në Kamzë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook