Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për të parë nga afër punimet në “Sheshin e Flamurit”. Kryeministri është njohur me detaje me gjithçka është vendosur dhe do të vijojë në kuadër të këtij projekti. Rama ka shprehur dhe një dëshirë për të vendosur emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë në një instalacion të veçantë.
“Kam idenë, duam të bëjmë një instalacion. Të vendosim emrat e të gjithë firmëtarëve në ca pllaka pak të çrregullta. I vendosni me emrat dhe janë transparente. I vendosim këtu me dritë poshtë që gjatë natës të lexohen. Me një mbajtëse që të ketë dhe ledin brenda”, tha Rama.
“📍Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë ku po marrin formë detajet e fundit të një hapësire urbane unikale, plot gjelbërim, hijeshi e atraksione për të gjitha moshat 🏗👷♀️👷🏼🌊☀️🌳, shkruan Rama në “Facebook”