“Reali kishte superfat”, Kasano kundër Ançelotit: Nëse mërzitet nuk më plas fare

Antonio Kasano vazhdon të kritikojë Karlo Ançelotin, ose më saktësisht lojën e Realit të tij. Sipas ish-sulmuesit italian, i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e madrilenëve, ecuria në Ligën e Kampioneve deri tani ka qenë çështje fati.

sdfsdsdfsdf

“Siti ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, Reali bëri një ndeshje normale me një gol të madh të Vinicius dhe shpëtoi”, tha Kasano në ndërhyrjen e tij në “Bobo TV”. “Sipas meje kalon Siti. Ançeloti thotë se njerëzit më njohin? Jo, nuk më njeh askush përtej miqve të mi dhe familjes time.

Unë e përsëris që ka pasur një superfat me PSG, me Çelsin dhe me Sitin. Një trajner shumë i madh, por sikur të bënte tre pasime radhazi… Nëse mërzitet pas këtyre fjalëve? Nuk më plas fare”, ishte përgjigja e Kasanos.

Arena e Lajmit

“Reali kishte superfat”, Kasano kundër Ançelotit: Nëse mërzitet nuk më plas fare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook