FOTO/ I nderoi golavarazhi, ja festa e Luzit në Koplik për ngjitjen historike në të Parën

Një barazim pa gola në Koplik, i siguroi ngjitjen historike në Kategorinë e Parë, skuadrës së Luzit të Vogël, duke “djegur” kështu Orikun.

Luzi 2008 logo

FOTO: BASHKIM RAMEKAJ

Edhe pse Luzi dhe Oriku e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, nga 53 secila skuadër, kavajasit, arritën të shkruan historinë, falë golavarazhit më të mirë, pasi edhe përballjet direkte ishin në barazim, nga një fitore secila 1-0. Diferenca +4 gola, bëri që në fund të festonte Luzi.

“Panorama Sport’, ka arritur të sigurojë foto ekskluzive nga festa e lojtarëve dhe drejtuesve të Luzit, në Koplik, pas barazimit 0-0 ndaj Veleçikut, që solli ngjitjen historike në Kategorinë e Parë. Vlen të theksohet fakti se Luzi është një klub i themeluar në vitin 2008 dhe për herë të parë do të militojë në Kategorinë e Parë.

Arena e Lajmit


FOTO/ I nderoi golavarazhi, ja festa e Luzit në Koplik për ngjitjen historike në të Parën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook