Një tjetër urban në kryeqytet është përfshirë në një aksident. Ngjarja është regjistruar pranë bulevardit te materniteti Mbretëresha Geraldinë.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se bëhet fjalë për urbanin e linjës Jordan Misja-Qytet Studenti, i cili është përplasur me strehën e vendqëndrimit të stacionit.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se pak ditë më parë një urban i linjës së Unazës përfundoi në Lanë bashkë me një mjet tjetër, ndërsa 6 persona u lënduan.
Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit