Alesja Hoxha është një nga konkurrentet e Për’puthen, e cila është komentuar shumë për takimet dhe debatete e saj në program.
Në puntatën e sotme u transmetua takimi i saj me Neritanin. Gjatë takimit, ky i fundit e pyeti Alesjan se çafrë mendimi ka babai i saj për të, dhe ajo vendosi që ta telefonojë të atin për ta thënë vetë ai mendimin e tij.
Babai i Alesjas u shpreh se sipas tij Neritani është një djalë që ka bagazh dhe e ka mbrojtur atë në situatat e vështira që ka pasur në program.
Biseda:
Alesja: Ça po bën babi si je? Jam këtu me Neritanin dhe po më pyeste çfarë mendimi ka babai jot për mua?
Babai i Alesjas: Më duke djalë që ka bagazh, duket i mirë, nuk duket tip sherri por aty ty të ka mbështetur. Më gjatë unë nuk e njoh, për sa e njeh ti, fol ti.
Neritani: Faleminderit shumë, të përshëndes.
Alesja: I the të gjitha babi.
Babai i Alesjas: Po të them dhe një gjë. Një njeri që lavdëron vetveten dihet që ai nuk e lavdëron por e gënjen (veten.)