“Më thanë ‘ti nuk je shqiptar’”, akuza e rëndë e Ramadanit: U ofendova nga kolegu im, duhet t’i vijë turp

Egnatia pësoi një humbje në transfertë me shifrat 2-1 përballë Kastriotit në javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i rrogozhinasve, Zekerija Ramadani, kritikoi për gjuhën e përdorur në fushë.

bandicam 2022-04-30 18-57-00-000

“Unë mendoj se e kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe të ishim të rrezikshëm në kundërsulme. Arritëm të bënim shumë gjëra pozitive. Edhe pas barazimit kishim një penallti që duhej të kthehej në gol. Penalltitë i humbet ai që i godet. U ndëshkuam. Mendoj se e donim më shumë fitoren. Këtu ndikoj dhe një episod para se fillo takimi. Ajo pritja e Kastriotit. Nuk e di kush e bëri. E kishte bërë futbollisti. Pedro kishte thonjtë në fyt. Unë e di që jam i huaj, por jam shqiptar, edhe ofendimet e kolegut tim unë mendoj se duhet t’i vijë turp nëse e bën atë gjë ndaj një kolegu.

Unë nuk do ta kisha bërë kurrë. Ndodhi gjatë sfidës. U ofendova u shava nga kolegu im me gjithçka. Por unë nuk jam në nivelin e tij, nuk mund të reagoj, por me një buzëqeshje që i dhashë, ai kuptoi gjithçka. Kjo nuk bën mirë. Jam i huaj, por jam shqiptar dhe e kuptoj gjuhën shqipe.

Humbjen e menaxhojmë, por ato momente më kanë prekur shumë.

Gjatë javës jemi munduar të kemi agresivitet, sepse kjo e rikuperon topin e dytë. Ky top na ndëshkoj. Agresiviteti i Kastriotit duhet të ishte më i ulët dhe ne nuk e bëmë dot këtë gjë, kështu e humbëm.

Kishim në pjesën e parë një shtyllë. Që në pjesën e parë duhet të kishim fituar ndeshjen. Nëse do të kishim shënuar dy raste, do të kishim një fitore”, ishin fjalët e Ramadanit.

Arena e Lajmit


“Më thanë ‘ti nuk je shqiptar’”, akuza e rëndë e Ramadanit: U ofendova nga kolegu im, duhet t’i vijë turp

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook