Sherri për pronën në Sarandë, tre anëtarë të një familje përfunduan në spital, autori me precedent të mëparshëm (EMRI)

Policia 3 780x405

Një konflikt për motive pronësie u raportua mbrëmjen e sotme në Sarandë. Tre persona babai dhe dy djemtë e tij u paraqitën të plagosur në spital.

Sipas informacioneve, 62-vjeçari Shaban Avduli ka marrë plagë në kokë dhe djali i tij Florenc Avduli 37-vjeç është plagosur me sende të forta, ndërsa djali tjetër ka pësuar shembje në brinjë.

BalkanWeb mëson se në kërkim lidhur me këtë ngjarje është shpallur Skender alias Stefan Gjinika, i cili raportohet se është me precedent të mëparshëm.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Çukë, të Sarandës.

Sakaq brenda një muaji gjatë konflikteve në Sarandë janë plagosur me thikë apo sende të forta 10 shtetas, nga të cilët 2 janë transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda. Për të gjitha ngjarjet 3 autorë të plagosjeve janë ende në kërkim, ndërsa 4 janë ndjekur në gjendje të lirë.

Arena e Lajmit

 

Sherri për pronën në Sarandë, tre anëtarë të një familje përfunduan në spital, autori me precedent të mëparshëm (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook