Tomori në garë për të blinduar një vend në “play off”/ Dy futbollistë në “lupën” e klubeve të Superiores

Tomori është në garë për të blinduar një vend në “play off”. Edhe pse elita ka një rrugëtim më të gjatë se kaq (kalon nëpërmjet tri ndeshjeve të tjera), fillimisht ekipi është i mobilizuar që t’i kalojë me sukses 180 minutat e fundit të garës.

Tomori

Një motiv më shumë e kanë edhe lojtarët që të shkëlqejnë dhe sidomos ata që janë vënë në fokusin e merkatos. I tillë është rasti i Aldrit Oshafit dhe Isi Manellait, të cilët kanë spikatur këtë sezon me golat e tyre. I pari e ka gjetur 12 herë rrjetën, ndërsa i dyti 7.

Sulmuesi dhe mesfushori kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura elitare që në fazën e parë dhe po punojnë në heshtje për të bërë hapin e tyre të madh në karrierë. Të dy futbollistët e dëshirojnë kalimin në një tjetër nivel kampionati, ndaj do të nxjerrin “xixa” këto dy javë.

– Arena e Lajmit

Tomori në garë për të blinduar një vend në “play off”/ Dy futbollistë në “lupën” e klubeve të Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook