Kryetari i ri i Partisë Demokratike do të zgjidhet në 22 maj.
Njoftimin e bëri sot në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi.
Në përfundim të mbledhjes së sotme të Kuvendit do të dalë edhe lista e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Ky i fundit pas konstituimit do të zgjedhë kryesinë e re të PD-së, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2022
VENDIM
NR. 01 DT 30.04.2022
Në mbështetje të nenit 63 dhe 64 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike
VENDOSI
1.Miratimin në parim të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.
2.Miratimin nen për nen të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.
3.Miratimin në tërësi të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit
ANEKSI 2
Projekt
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2021
VENDIM
NR. 02 DT 30.04.2021
Në mbështetje të neneve 42, 43, 46 dhe 64 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,
VENDOSI
1.Përcaktimin e datës 22 Maj 2022 si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
2.Procesi zgjedhor do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha degët e Partisë Demokratike.
3.Ngarkohen Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale për organizimin, mbikëqyrjen dhe certifikimin e këtij procesi zgjedhor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit
Projekt
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2021
VENDIM
NR. 03 DT 30.04.2021
Në mbështetje të neneve 49 dhe 51 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, nenit 5 pika 1 të Rregullores nr.1 dt. 12.02.2018 “ Për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe veprimtarinë e deputetëve të tij”, si dhe Vendimit nr. 03 dt 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,
VENDOSI
1.Konstatimin e vakancës së pozicionit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të Partisë.
2.Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin, së bashku me nënkryetarët, edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PDSH.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit
Projekt
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2021
VENDIM
NR. 04 DT 30.04.2021
Në mbështetje të neneve 42 dhe 43 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,
VENDOSI
1.Miratimin e Rezolutës sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit
ANEKSI 3
Projekt
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2021
VENDIM
NR. 05 DT 30.04.2021
Në mbështetje të neneve 42, 43 dhe 44 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,
VENDOSI
3.Përzgjedhjen me votim të fshehtë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në seancën e Kuvendit Kombëtar të datës 30.04.2022
4. Ngarkohet Komisioni i Drejtimit të Punimeve te Kuvendit me organizimin dhe drejtimin dhe certifikimin e procesit zgjedhor sipas pikës 1.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit
Arena e Lajmit