VIDEO/ Açerbi godet përsëri në minutën e 90, por këtë herë gëzon të gjithë tifozët e Lacios

Pak ditë më parë, Françesko Açerbi u kthye në një nga emrat më të diskutuar te Lacio. Një gafë e tij i dhuroi Milanit një gol në shtesë dhe fitoren 2-1, duke i hequr ndërkohë mundësinë lacialëve që të ngjiteshin në vendin e 5-të në renditjen e Serisë A.

1394649158-0298-kB1-U44028584890739H-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Sot mbrojtësi ka korrigjuar gjithçka me një gol po në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Specias, duke ndihmuar skuadrën të fitonte me përmbysje të çmendur me shifrat 4-3.

Specia e Manajt e pa vetën tre herë radhazi në avantazh në këtë sfidë, duke tundur rrjetën e Strakoshës, por në të tre rastet u arrit nga golat e skuadrës së Lacios që nuk u dorëzua edhe pse vazhdonte të shfaqte vështirësi të mëdha. Pikërisht në minutën e 90, kur ndeshja dukej se po shkonte drejt një barazimi, ishte Açerbi ai i cili u shfaq në zonën kundërshtare dhe shënoi golin e fitores 4-3.

Me këtë rezultat Lacio ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Specia tani sheh përsëri rrezikun e rënies në Serinë B nëse Salernitana vazhdon serinë e saj të fitoreve.

Specia-Lacio 3-4
9′ Amian, 35′ Agudelo, 56′ Hristov / 33′ (p) Imobile, 54′ (ag) Provedel, 68′ Milinkoviç-Saviç, 90′ Açerbi

p[p

Arena e Lajmit


VIDEO/ Açerbi godet përsëri në minutën e 90, por këtë herë gëzon të gjithë tifozët e Lacios

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook