“1 Maji” dhe protesta në Tiranë/ Meta: Moment reflektimi! Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Gjatë ditës së sotme qytetarët zhvilluan protestë në Tiranë për përmirësim të kushteve dhe të drejtave në punë.

Meta shprehet se 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Reagimi: 

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

279366167 541428974019009 2483130737143641792 N

279405012 541428907352349 964327340472047760 N

Arena e Lajmit

“1 Maji” dhe protesta në Tiranë/ Meta: Moment reflektimi! Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook