Flet babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta, i cili u vetëvra në Komisariatin e policisë Kavajë me lidhësen e kapuçit sipas versionit zyrtar të policisë. Babai hedh dyshime se i biri ka humbur jetën për shkak të dhunës së policisë.
Ai deklaron se policia nuk i është përgjigjur dhe nuk e kanë lejuar të shihte djalin.
“Policia nuk mu përgjigj fare. Asnjë nuk më takoi. Në spital më thanë ka vrarë veten.
Shkonte jashtë shtetit punonte nga 3 muaj. Nuk është e vërtetë që djali im ka qenë problematik, policia ka qenë problem për të. Nuk ka shtet, nuk ka polici, s’ka. Deri sa ata nuk më lejuan, nuk më futën në polici për të parë fëmijën tim, çfarë t’i them unë policisë. Më çuan deri në Durrës. Unë dyshoj se e kanë vrarë.
As vetë nuk e di për çfarë e akuzuan. Bënë kontrolle dhe në shtëpinë time dhe ikën. Do ta biem prapë djalin më thanë.
Nuk e kam parë me sy djalin. Nuk më linin. Me sa kuptoj unë, policia ka vënë dhunë. Djali nuk ka asnjë shenjë në fyt”, tha i ati i 31-vjeçarit.