Rikuperimet e Ibrës dhe të Benaserit janë lajmet e fundit pozitive që vijnë nga qendra stërvitore e Milanit.
Dyshja është stërvitur rregullisht me grupin për ditën e dytë radhazi dhe të dielën priten të jenë të disponueshëm për Piolin.
Suedezi me gjasë do ta nisë nga stoli edhe ketë herë, ndërkohë që për mesfushorin ka ende dilema nëse mund të përballojë 90 minutat.
Më shumë mundësi titullarë në mesfushë do të jenë Kesi me Tonalin, ndërkohë që balotazhi prek rolin e anësorit të djathtë ku Mesias dhe Salmakers duelojnë për një fanellë titullari.
Në rast se nuk luan Benaser, Diazi do të jetë fantazist, teksa prapavija do të jetë ajo e daljeve të fundit me Tomorin e Kalulunë në qendër, ndërsa Kalabria dhe Hernandezi do të mbulojnë korsitë.
Të paprekshmit e vetëm duken Leao dhe Menja te të cilët përqendrohen edhe shpresat e kuqezinjve për një rezultat pozitiv në “San Siro” përpara 75 mijë tifozëve.
Arena e Lajmit