Gjeti kafkë e eshtra njeriu në dheun e marrë për bahçen, flet gruaja në Vlorë: E morëm te një pallat që po ndërtohej

Gruaja Qe Gjeti Skeletin Ne Vlore

Një kafkë njeriu është gjetur këtë të enjte në Vlorë. Gruaja që e pikasi dhe që bëri denoncimin në polici ka treguar për gazetarin Enrik Mehmeti dhe “BalkanWeb”, se dheun, brenda së cilës u gjet kafka së bashku me disa eshtra të tjera njeriu e kishin marrë një pallat që po ndërtohej.

Ajo tha më tej, se kishte rreth 2 javë që dheu gjendej te ta.

“Dheun e morëm pranë një pallati që po ndërtohej. Vendin nuk e dimë. E morëm për të mbushur bahçen. Kur shohim ne del kafka e kokës. Kishte edhe ja 2 apo tre eshtra të tjera. Erdhi policia. Dheu ka ia 2 javë aty. Dukej kafkë njeriu”, tha gruaja.

Arena e Lajmit

Gjeti kafkë e eshtra njeriu në dheun e marrë për bahçen, flet gruaja në Vlorë: E morëm te një pallat që po ndërtohej

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook