Jorganë, batanije e këpucët në dysheme, ja qelia në Komisariatin e Policisë Kavajë ku 31-vjeçari vrau veten (Video)

Kavaje 1

“BalkanWeb” sjell pamje nga qelia e Komisariatit të Kavajës ku vrau veten 31-vjeçari Ilvi Meta.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, në dhomë janë dy shtretër dhe mbi ta batanije dhe jorganë. Në dysheme një palë atlete, me sa duket të 31-vjeçarit. Dhoma ka një dritare të izoluar dhe gjithashtu tualetin brenda.

Ilvi Meta sipas policisë u vetëvra me lidhësen e kapuçit në qeli dhe me gjithë ndihmën e dhënë nuk mundi të mbijetonte. Familja akuzon policinë për dhunë ndaj të riut.

Jorganë, batanije e këpucët në dysheme, ja qelia në Komisariatin e Policisë Kavajë ku 31-vjeçari vrau veten (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook