Presidenti Meta u uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë: Nuk ka begati pa sakrifica

C5c336ec 2648 42e1 Adb0 201134ba2aea

Presidenti  Ilir Meta me rastin e festës së Fiter Bajramit vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga ku përcolli urimet më të mira dhe të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe mbarë popullin shqiptar.

Presidenti Meta pasi u takua me Kryetarin e KMSH, Haxhi Bujar Spahiu, u shpreh: Ishte kënaqësi të vizitoja sot Kreun Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe t’i uroja jo vetëm atij, por edhe të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë të gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Uroj paqe, shëndet, mbarësi në familjet e tyre, por edhe në mbarë shoqërinë tonë! Kjo është një festë e mrekullueshme, që gjithashtu na fton sot të forcojmë edhe ndjenjën e solidaritetit e të harmonisë me njëri-tjetrin, dhe sidomos të jemi më pranë vëllezërve tanë dhe gjithë atyre familjeve që janë në kushte më të vështira.”

Presidenti Meta u uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë: Nuk ka begati pa sakrifica

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook