– Interi ka fituar 6 nga 8 ndeshjet e fundit kundër Udinezes në Serinë A (2 barazime). Fitorja e fundit friulane daton më 16 dhjetor 2017, në “San Siro” me rezultatin 1-3.
– Udineze nuk e ka mposhtur Interin në një ndeshje të luajtur në fazën e dytë të Serisë A që nga 19 maji 2013 (2-5 në “San Siro” me Guidolin në stol), ndërkohë që fitorja e fundit në shtëpi në fazën e dytë daton më 23 janar 2011 (3-1 në Udine, përsëri me Guidolin në stol).
– Sot do të përballen dy skuadrat që kanë mesataren më të lartë të pikëve në kampionat në muajin prill: Interi 2.4 pikë për ndeshje dhe Udineze 2.2 pikë për ndeshje.
– Në 3 nga 6 ndeshjet e fundit në Serinë A, Udineze ka shënuar të paktën 4 gola, diçka që e kishin bërë vetëm 3 herë në 163 ndeshjet e mëparshme në kampionat.
– Sulmi i Udinezes është i dyti më i mirë në kampionat, për sa u përket golave në 15 minutat e fundit me 16 gola. Më mirë bën vetëm Atalanta që në këtë fraksion kohor ka shënuar 18 gola.
– Roberto Pereira është i vetmi në skuadrën aktuale të Udinezes, që ka arritur t’u shënojë një gol zikaltërve në Serinë A, atë të majit të shkuar në “San Siro”.
– Udogi është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në pesë kampionatet kryesore europiane që nga fillimi i vitit 2022 (4) dhe po ashtu mbrojtësi më i ri që ka shënuar të paktën 4 gola në këto pesë kampionate në sezonin 2021-’22.
– Vetëm kundër Fiorentinës (5 gola), Ivan Perisiç ka shënuar më shumë gola se kundër Udinezes në Serinë A (4 gola).
Arena e Lajmit