“Turi…turpi për të gjallët është”/ Aktori i mirënjohur në Thumanë, nuk kujton emrin e kryebashkiakut: E rëndësishme është mos ta harrojë kryeministri (VIDEO)

Kabashi

Sot në Thumanë aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e çelësave të 150 banesave të ndërtuara pas shembjes nga tërmeti.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Aktori i njohur ndërsa mori fjalën falënderuese për pjesëmarrësit, nuk i kurseu notat e humorit, pasi nuk po kujtonte emrin e kryebashkiakut të Krujës.

Kabashi: Mirëmbrëma zoti Edi Rama kryeministër i vendit…Kryetarit të bashkisë së…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin…Turi…Të kërkoj ndjesë . Nuk është e rëndësishme mos ta mbaj mend emrin unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

Arena e Lajmit

“Turi…turpi për të gjallët është”/ Aktori i mirënjohur në Thumanë, nuk kujton emrin e kryebashkiakut: E rëndësishme është mos ta harrojë kryeministri (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook