U zhduk nga Instagrami, rikthehet Britney Spears, këngëtarja shafqet nudo

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears është rikthyer në Instagram pas një pause disa ditore, dhe menjëherë ka marrë vëmendje me postimet e saj. 

Ylli i popit, e cila është në pritje të ëmbël, është rikthyer me disa foto që tashmë janë kthyer në normale për të.  Ajo postoi sërish foto të trupit të saj të zhveshur në Instagram, duke mos i lënë pothuajse fare vend imagjinatës.

Spears ka pozuar tërësisht nudo, duke mbuluar të pasmet e saj me një emoji diamanti. Gjithashtu këngëtarja mban në dorë një qen të madh, duke mbuluar gjoksin dhe barkun e saj.

Në foton e fundit Spears ka publikuar një shkrim krahas fotos së një qeni.

“Nëse e do dikë lëre të lirë. Nëse e urren dikë lëre të lirë. Lëri të gjithë të lirë dhe merr një qen, njerëzit janë budallenj”- shkruhet në foton e publikuar.

Pas lajmit se është në pritje të një fëmije me partnerin e saj  Sam Asghari, Britney Spears vendosi që të distancohet nga rrjetet sociale.

Ajo bëri lajmërimin në rrjetet sociale ku shkroi:

“Po pauzoj për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”

U zhduk nga Instagrami, rikthehet Britney Spears, këngëtarja shafqet nudo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook