Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ishte sot i pranishëm në finale e Futsal Champions League të zhvilluar në Riga, mes Barcelonës dhe Sportingut, që përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të katalanasve.
Në përfundim të sfidës Duka i ka dorëzuar trofeun dhe medaljet kampionëve të rinj të Europës në futsal në ceremoninë e organizuar nga UEFA.
NJOFTIMI I FSHF-SË:
𝐀𝐫𝐦𝐚𝐧𝐝 𝐃𝐮𝐤𝐚 𝐢 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐫𝐨𝐟𝐞𝐮𝐧 𝐞 𝐂𝐡𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐬 𝐋𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞, 𝐁𝐚𝐫𝐜𝐞𝐥𝐨𝐧𝐞̈𝐬 🏆
Prsidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë edhe të anëtarit të KE-së së UEFA-s ka qenë sot i pranishëm në finale e Futsal Champions League midis Barcelonës dhe Sportingut.
✅ Ndeshja e luajtur në Riga të Letonisë u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-0 pas një loje plot spektakël nga të dyja skuadrat.
Në përfundim të sfidës Presidenti Duka i ka dorëzuar trofeun dhe medaljet kampionëve të rinj të Europës në futsal në ceremoninë e organizuar nga UEFA.
Kjo është hera e parë që Presidenti i FSHF-së jep një trofe kaq të rëndësishëm për futbollin europian, një vlerësim i madh nga ana e UEFA-s. 👏🏻
Arena e Lajmit