Viçenca arriti t’i shtynte festën e ngjitjes në Serinë A, skuadrës së Leçes, ku morën tre pikë të arta për zonën e mbijetesës duke triumfuar me përmbysje.
Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit ku vendimtar ishin golat e Diao dhe Filipo Ranokias, respektivisht në minutat 90+4′ dhe 90+13′.
Të gjitha këto minuta shtesë u bënë pikërisht, pasi për 10 minuta loja u ndërpre dhe nuk u zhvillua.
Në minutën e 70′, pas golit të Leçes me anë të Strefecës, portieri i Viçencës, Kontini mbeti i dëmtuar sepse tifozeria mike hodhi tymuese dhe fishekzjarrë dhe ai u dëmtua me mbetjet e tyre në momentin e hedhjes në fushën e blertë.
Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Gjyqtari Sportiv do të shqyrtojë ngjarjet e ndodhura dhe rreziqet për klubin pulian janë nga gjoba deri te mbyllja e stadiumit.
Leçe rikthimin në Serinë A do ta shtyjë për javën tjetër ku ndaj Pordenones do të luajë sfidën e fundit për këtë edicion të Serisë B, ku renditen të parët me 68 pikë.
– Arena e Lajmit