Leonardo Bonuçi ka qenë protagonisti kryesor i fitores së Juventusit ndaj Venecias, pasi i ka dhënë suksesin me dy golat e tij ekipit bardhezi që i afrohet gjithnjë e më shumë objektivit minimal që është sigurimi i një vendi në Champions. Dy gola të veçantë në ditën kur Alegri i vendosi në krah shiritin e kapitenit, e ku mbrojtësi festonte edhe ditëlindjen.
Por duket se ai është i kënaqur përgjysmë, pasi ëndërronte që në këtë sezon, skuadra të kthehej përsëri protagoniste në luftën për titull, gjë që ka premtuar se do të ndodhë në të ardhmen.
“Kjo ishte ditëlindja më e mirë e mundshme. Është e kotë ta fsheh që kur mbaj shiritin e kapitenit, ka diçka më shumë. Mundohem të jap shembullin, edhe pse kjo duhet bërë gjithmonë, jo vetëm kur mbaj shiritin.
Këtë vit do të na kishin mjaftuar vetëm pak pikë më shumë për të luftuar për titullin. Do ta kemi parasysh, në mënyrë që të kthehemi të jemi në garë me skuadrat e para në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e mbrojtësit të Juventusit.
Arena e Lajmit
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)